Dani Ceballos është një nga lojtarët e shumtë të Real Madridit që pritet të largohet gjatë merkatos së verës. 22-vjeçari prej kohësh ka shprehur hapur dëshirën se do preferonte largimin përpara qëndrimit në stol në “Santiago Bernabeu”. Në fakt, të shumta kanë qenë klubet e interesuara për lojtarin, i cili shkëlqeu në Europianin U-21 me Spanjën.

Pas Milanit dhe Real Betisit, duket se janë anglezët e Liverpoolit që po ashtu e dëshirojnë në radhët e tyre mesfushorin, i cili pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp. Real Madrid është gati të nisë bisedimet me klubet e interesuara për Ceballos, por vetëm me kushtin e shitjes së tij përfundimtare.