Cavani: Nëse humbasim kundër Napolit, vështirë të kualifikohemi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka pranuar se “nëser ata humbasin në Napoli do të jetë e vështirë që ti kalojnë grupet në Ligën e Kampionëve”.

Uruguaini do të rikthehet në San Paolo për herë të parë këtë të martë, derisa është rikuperuar nga lëndimi dhe pritet të jetë krucial për kampionët francez.

“Kthimi në këtë stadium me tërë ata tifozë, do të jetë emocionues”, tha Cavani për Golden Foot.

“Do të jetë një ndeshje e mirë dhe ne duhet të tregojmë se kemi më shumë kualitet dhe ne dimë ta menaxhojmë presionin. Nëse humbasim kundër Napolit do të jetë e vështirë që ti kalojmë grupet e Ligës së Kampionëve’.

Cavani po ashtu ka folur për thashethemet për marrëdhënie e tij me partneret në sulm Kylian Mbappe dhe Neymar.

“Nuk është e vërtetë që ne nuk e kalojmë mirë bashkë. Ne punojmë bashkë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk ja kalojmë mirë bashkë”.

“Shpresoj që puna me Tuchel do ti jep skuadrës një strukturë perfektë për të pasur një sezon të madh përpara”.