Edinson Cavani nuk do të largohet nga PSG në mërkaton e janarit.

Edhe pse pak ditë më parë u fol për një akord mes sulmuesit dhe Atletico Madridit, një transferim i tillë mund të ndodhë por vetëm në korrik.

Drejtuesit e Atletico Madridit shpresonin që ta kishin Cavanin që në muajin janar, duke paguar PSG-së një shumë simbolike, por ka qenë vetë sulmuesi ai që ka kërkuar të respektojë kontratën që përfundon pikërisht në përfundim të këtij sezoni.

Edhe pse ka humbur vendin e titullarit pas transferimit të Mauro Icardit, Cavani sërish mbetet një idhull për tifozët dhe diçka e tillë duket se e ka shtyrë atë të respektojë kontratën me kampionët e Francës.