Mediumet spanjolle kanë raportuar gjatë javëve të fundit se Iker Casillas mund të garojë kundër Luis Rubiales për postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjë.

Portieri legjendar Casillas kishte qenë kapiten i Kombëtares së Spanjës në dy Kampionate Evropiane në vitin 2008 dhe 2012, si dhe në Kupën e Botës 2020.

E përditshmja spanjolle e bëri një sondazh me pyetjen “A do të ishte Casillas president i mirë i Federatës spanjolle?”. 93 për qind të personave që votuan besojnë se ai do të ishte i duhuri për postin në fjalë.

Madje, në një sondazh tjetër ku tifozët u pyetën se a do të votonin për Casillasin apo për Rubialesin, 94 për qind e zgjodhën Casillasin.

I vetmi problem mund të jetë e kaluara e Casillasit me Real Madridin, pasi që klubet rivale mund të insistojnë se ai s’do të mundë ta kryejë punë në mënyrë neutrale, pa u ndikuar nga Los Blancos.

Casillas nuk e ka përkrahjen vetëm të tifozëve. Presidenti i Shoqatës së Futbollistëve të Spanjës, David Aganzo, do të ishte president i mrekullueshëm për Federatën.