Casillas pëson atak kardiak, dërgohet me urgjencë në spital

Portieri legjendar, Iker Casillas, është dërguar me urgjencë në spital, pas një sulmi të pësuar në zemër.

Ish-portieri i Real Madridit është shtruar në spital por mediat portugeze raportojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën, shkruan “Daily Mirror”.

Sipas raportimeve të para, besohet se gjendja e tij është e qëndrueshme, por 37-vjeçari pritet të mungojë në pjesën tjetër të sezonit me Porton.