Casemiro vazhdon kontratën me Real Madridin

Real Madridi ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën me mesfushorin brazilian, Casemiro.

Mesfushori 29-vjeçar ka vazhduar kontratën edhe për katër vite me klubin madrilen.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit. “Real Madrid dhe Casemiro kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit me klubin për katër sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftim.

Përveç Casemiros, klubi mbretëror ka vazhduar kontratat edhe me Karim Benzeman, Luka Modriqin, Marcelon dhe Federico Valverden.