Casemiro thotë se Real Madridi luan gjithmonë për fitore

Real Madridi mbrëmë u mposht 1-0 nga Leganesi në Copa del Rey por sidoqoftë arriti të kualifikohet për në rundin e ardhshëm derisa kishte fituar 3-0 ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”.

Pavarësisht disfatës, Casemiro insiston se “Los Blancos” luajnë për fitore, gjersa skuadra e Santiago Solarit ka mbetur 10 pikë prapa Barcelonës e cila është lidere në La Liga.

“Ne humbëm por megjithatë u kualifikuam, kjo ishte ajo çfarë dëshironim. Tifozët e tyre ishin entuziastë por ne arritëm ta kontrollojmë ndeshjen. Jemi të vetëdijshëm se nuk ka ndeshje të lehta, tani jemi fokusuar te ndeshja e fundjavës. Ne luajmë gjithmonë për të fituar, të jemi të sinqertë që për momentin nuk jemi në pozitë të mirë por jemi duke punuar shumë. Jemi në fazën me eliminim direkt të Championsit dhe kemi kaluar në rundin e ardhshëm të Copa del Rey, tani duhet të fitojmë pavarësisht kundërshtarëve”, u shpreh Casemiro.

Real Madridi ka një përballje të vështirë në fundjavë, teksa do të presë në shtëpi Sevillan.