‘Çartet’ akademiku serb: Kushdo që nënshkruan njohjen e Kosovës, do të vdesë pa u tharë boja

Anëtari i Akademisë serbe të Shkencave, shkrimtari Dushan Kovaçeviq, vlerësoi në një intervistë për “Kurir” se askush në Serbi nuk do të lejohet ta nënshkruajë njohjen e Kosovës. “Ai do të vdesë para se të thahet boja në letër”, u shpreh Kovaçeviq.

Ai beson se një çështje e madhe siç është kjo duhet të vendoset në një referendum.

Duke komentuar shfaqjen e “non-papers”, Kovaçeviq thotë se “dikush po luan si letër lakmusi, kontrollon temperaturën, pulsin dhe presionin e shkaktuar nga një letër e tillë”.

“E gjithë kjo është e organizuar mirë dhe nuk ka asnjë kuptim nga kjo. Shumica dërrmuese e serbëve dhe shqiptarëve nuk do të bien dakord për ndonjë marrëveshje. Nëse kushti për rrugën e mëtejshme të Serbisë drejt BE-së është njohja e Kosovës, atëherë ajo rrugë nuk do të ndiqet”, tha Kovaçeviq.