Capello kritikon ashpër Ronaldon: Nuk ka dribluar askënd prej tre vitesh

Pasi e pa Cristiano Ronaldon të zëvendësohej për ndeshjen e dytë radhazi, Fabio Capello ka pohuar se ylli i Juventusit nuk e ka dribluar askënd për tre vjet.

34-vjeçari u zëvendësua nga Paulo Dybala në minutën e 55′ kundër Milanit të dielën pasi nuk arriti të ketë shumë ndikim në një lojë që zëvendësuesi argjentinas do të fitonte për Juventusin në minutën e 77′.

Pas zëvendësimit të tij, Ronaldo shkoi menjëherë në tunel dhe raportohet se u largua nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes.

“Nuk më pëlqeu kjo, nuk ishte mirë”, i tha Capello Sky Sport Italia. “Ai duhet të jetë kampion edhe kur del nga fusha”.

“E vërteta është se Cristiano Ronaldo nuk ka dribluar askënd për tre vjet”.

“Brenda tij është një super-kampion, më i miri nga të gjithë, por tani ka Dybala dhe Douglas Costa, të cilët bënë dy gola të bujshëm. Dybala në gjendje të shkëlqyeshme mund të bëjë ndryshimin, siç mundet edhe Douglas Costa”.

”Komplimentoj Sarrin për vendimin, ndërsa Cristiano duhet të rikuperohet sidomos nga gjendja fizike”, deklaroi Capello.

loading…