Futbollisti francez

Cantona me mesazh bombastik: Izraelitët janë pushtuesit! Palestinë e lirë!

Futbollisti i famshëm i Manchester United dhe i kombëtares franceze, Eric Cantona, zemëroi të gjithë izraelitët dhe hebrenjtë për shkak të qëndrimit të tij për luftën aktuale.

Në profilin e tij në Instagram, i cili ndiqet nga më shumë se 1.3 milionë njerëz, Cantona ndau qëndrimin e tij për konfliktin izraelito-palestinez dhe kështu, pa dyshim, zemëroi të gjithë izraelitët.

“Të mbrosh të drejtat e palestinezëve nuk do të thotë të mbështesësh Hamasin. Të thuash ‘çliro Palestinën’ nuk do të thotë se je antisemitik ose se dëshiron të vdesin të gjithë hebrenjtë. Çlirimi i Palestinës do të thotë t’i çlirosh ata nga pushtimi izraelit që i privoi nga të drejtat e tyre të njeriut për 75 vjet. Çlirimi i Palestinës do të thotë t’i japësh fund burgimit të 2.3 milionë njerëzve në burgun më të madh të hapur në botë, gjysma e të cilëve janë fëmijë. Të çlirosh Palestinën do të thotë t’i japësh fund aparteidit nga qeveria izraelite. Të çlirosh Palestinën do të thotë të japësh kontrollin e infrastrukturën e tyre tokësore”, ka shkruar Cantona. /Ballkani.info