Mbrojtësi portugez

Cancelo mbetet 1 muaj jashtë fushave

Massimiliano Allegri është në telashe në këtë fundvit, pasi ka humbur dy futbollistë shumë të rëndësishëm të Juventusit të tij, që kishte zhvilluar një sezon thuajse perfekt deri në këto momente.

Kështu gjatë ditës së djeshme është operuar mbrojtësi anësor portugez, Joao Cancelo, i cili ka qenë një nga pikat më të forta të formacionit të Allegrit.

Pas një problemi në gju, portugezi iu nënshtrua një ndërhyrjeje të lehtë, por që gjithsesi pritet ta mbajë për më tepër se 30 ditë jashtë fushave të blerta.

Me probleme është edhe Cuadrado, por për kolumbianin nuk është vendosur ende se kur do t’i nënshtrohet operacionit, por është e sigurtë që do t’u mungojë bardhezinjve për disa ditë.