Basketboll

Calloway largohet pa e njoftuar klubin, KB Peja paralajmëron masa ndaj tij

Klubi i Basketbollit, Peja ka njoftuar se basketbollisti Jacob Calloway është larguar nga klubi dhe Kosova pa asnjë paralajmërim.

Peja paralajmëroi se për dëmin e shkaktuar nga basketbollisti në fjalë, do të ndjekë të gjitha procedurat e duhura ligjore.

Calloway ka firmosur me një ekip nga Islanda, por si duket transferimi i tij nuk do të kompletohet pasi s’ka marrëveshje me Pejën për shkëputjen e kontratës.

“KB Peja njofton publikun e gjërë se basketbollisti Jacob Calloway, pa asnjë paralajmërim gjatë ditës së djeshme është larguar nga Peja, më gjërësisht nga Kosova. Më vonë kemi kuptuar që një ekip nga Islanda ka siguruar shërmbimet e tij por pa marrëveshje me Klubin tonë, duke e bërë kalimin e tij te ai Klub të pamundur për momentin”, thuhet në njoftim.

“Basketbollisti Jacob Calloëay nuk ka pasur asnjë problem te KB Peja, as brenda skuadrës, asnjë konflikt personal ose diçka të këtij lloji”.