Calhanoglu-Piatek, Milan shpërthen në pjesën e dytë dhe arrin vendin e katërt (VIDEO)

Milani ka arritur të sigurojë fitore me rezultat 3:1 në ndeshjen kundër Atalantas, e cila u zhvillua sonte në stadiumin Atleti Azzuri D’Italia dhe ishte e vlefshme për xhiron e 24-të Serisë A.

Kjo fitore ishte tejet e rëndësishme për skuadrën e Gennaro Gattusos, pasi që po të pësonin disfatë, kuqezinjtë do ta humbnin pozitën e katërt në tabelën e Serisë A.

Milan ka përmbysur rezultatin kundër Atalanta-s dhe po kryeson 3-1 në “Atleti Azzurri d’Italia”.

Fantazisti turk, Hakan Calhanoglu, ka lëshuar një silur të vërtetë nga jashtë zone në minutën e 55-të, ndaj të cilit portieri i kombëtares sonë, Etrit Berisha, nuk ka patur mundësi të bëjë asgjë.

Në të 62-ën ka ardhur edhe goli i tretë i kuqezinjve dhe i dyti personal për Piatek, i cili ka treguar aftësitë e tij në luftën ajrore duke realizuar me kokë.