Calhanoglu kërkon rritje page për vazhdimin e kontratës te Milani

Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani.

Sipas mediave italiane, mesfushori turk nuk është pajtuar me kontratën e re të ofruar nga klubi “kuqezi”.

26-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me “Rossonerët”. Calhanoglu për ta vazhduar kontratën ka kërkuar pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

Aktualisht mesfushori fiton rreth 2.5 milionë euro në sezon. Calhanoglu edhe në sezonin e ri ka shkëlqyer te klubit i Milanit.

Ai në gjashtë ndeshje deri më tani ka shënuar katër gola dhe tri asistime.