Caktohet takimi për ta vendosur fatin e sezonit në Serie A

Serie A shpreson ta ndjekë shembullin e Gjermanisë dhe ta rinisë kampionatin, duke marrë vendimin përfundimtar të enjten gjatë një takimi me qeverinë italiane, ku do të vendoset për fatin e sezonit 2019/20.

Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, do t’u tregojë kryesuesve të Federatës së Futbollit të Italisë dhe Lega Serie A nëse kushtet e lejojnë rinisjen e kampionatit pas gati tre muaj pauzë shkaku i koronavirusit.

Sezoni italian ka qenë i pezulluar që nga 9 marsi shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë, që i ka lënë të vdekur rreth 33 mijë njerëz në Itali.

Klubet e futbolli i janë kthyer seancave stërvitore në grupe më 19 maj, mirëpo ndeshjet mbeten edhe më tutje të suspenduara, të paktën deri në mes të qershorit.

Mediumet italiane raportojnë se në takimin e së enjtes palët do të pajtohet për protokollin shëndetësor dhe do të vendosin që të rinisë sezoni.

Nëse vendoset që sezoni të rinisë, atëherë Lega Serie A e ka caktuar një takim për të premten në mëngjes për t’i diskutuar propozimet e ndryshme për vendosjen e ndeshjeve të mbetura të Serisë A dhe Kupës së Italisë në kalendar.

Shefat e Lega Serie A duan që kampionati të rinisë më 13 dhe 14 qershor, fillimisht me zhvillimin e katër ndeshjeve të pezulluar – Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari, Inter Milan-Sampdoria dhe Torino-Parma. Ata duan që të gjitha ndeshjet të përfundohen deri në fund të gushtit.

Ndërsa, të premten do të diskutohet edhe për formatin përmes së cilit duhet të vendoset titulli i kampionit, kualifikimi në Evropë dhe rënia e promovimi nga liga.