Caktohet rimeçi, Deontay Wilder – Tyson Fury

Lufta në mes të Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të zhvillohet më 22 shkurt në Las Vegas.

Deontay Wilder është boksier amerikan i cili mban titullin e WBC-së në pesha të rënda që nga viti 2015.

Ndërsa Tyson Fury është boksier profesional britanik, i cili në vitin 2015 ka fituar titullin e kampionit të botës në WBA, IBF, WBO, IBO, duke mposhtur kampionin e botës të asaj kohe, Wladimir Klitschko.