Janë caktuar zyrtarisht oraret për dy ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Italisë.

Kampioni në fuq i kësaj gare, Interi, u eliminua nga Bologna në raundin e 16-të dhe këtë sezon Italia do të ketë një emër të ri fitues të Kupës.

Në gjysmëfinale të këtij sezoni do të takohen Juventusi – Lazio dhe Fiorentina – Atalanta. Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

Orari:

Juventus – Lazio

Ndeshja e parë: 2 prill, ora 20:00.

Ndeshja e dytë: 23 prill, ora 20:00.

Fiorentina – Atalanta

Ndeshja e parë: 3 prill, ora 20:00.

Ndeshja e dytë: 24 Prill, ora 20:00.

Planifikimi i ndeshjeve gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë do të thotë se ndeshjet e parë do të zhvillohen midis ditëve të ndeshjeve së javës së 30-të dhe 31-të në Serie A, dhe ndeshja e dytë midis ditëve të ndeshjeve të javës së 33-të dhe 34-të, diçka që mund të ketë ndikim tek skuadrat pjesëmarrëse.