Caktohet meçi i tretë, McGregor synon hakmarrjen ndaj Poirier

Nuk ka dy pa tre, tani është e sigurt dhe ka një datë: Conor McGregor dhe Dustin Poirier do të luftojnë në Ufc për herë të tretë, më 10 korrik të këtij viti.

Dustin Poirier e kishte nënshkruar kontratën më herët.

E vetmja gjë që mungonte është nënshkrimi i irlandezit, i cili në çdo rast ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të mbyllur një nga trilogjitë më të përfolura të MMA.

Më 24 janar, McGregor ishte mposhtur nga Dustin Poirier, i cili iu kishte revanshuar për humbjen që irlandezi ia kishte shkaktuar shtatë vite më parë.