Caktohet data dhe vendi për meçin historik mes Petrit Mazrekajt dhe djalit të kriminelit serb

Pritjes i erdhi fundi dhe tashmë gjithçka është e konfirmuar. Meçi mes boksierit nga Kosova, Petrit Mazrekajt dhe djalit të kriminelit serb, Veljko Razhnatoviq do të zhvillohet më 26 shtator në Berlin.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve, meçi i shumëpritur është paraparë që të zhvillohet më 26 shtator në Berlin të Gjermanisë.

Këtë e ka bërë të ditur boksieri deçanas, Petrit Mazrekaj përmes një postimi në Facebook.

Pra, ekipi dhe vet djali i kriminelit serb Arkanit, Veljko Razhnatoviq, tashmë janë pajtuar që ky meç të zhvillohet në një vend neutral, ashtu siç ishte paraparë që në fillim.

Kujtojmë që ky meç ishte caktuar që të zhvillohet më 31 gusht në vitin e kaluar, por boksieri serb kërkonte që ky meç të zhvillohet vetëm në Serbi.

Tashmë, një është e sigurt, meçi i shumë pritur zhvillohet në këtë vit, më 26 shtator në Berlin.