Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Shkupi – Ballkani

Te enjten në Shkup zhvillohet njëra ndër ndeshjet më me peshë për futbollin shqiptar.

Sy skuadrat shqiptare Shkupi e Ballkani do të ndeshën ndërmjet vete në kuadër të fazës ”Play –Off” në Conference League, shkruan Demokracia.com.

Fituesi i kësaj përballje (dy ndeshje) do të kualifikohet në fazën e Grupeve që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për të dyja skuadrat.

Ballkani që tashmë ka shkruar historinë për futbollin tonë, dëshiron të bëjë një tjetër hap të madh drejt kualifikimit në Grupe çka do të ishte një ëndërr e realizuar për futbollin tonë.

Sfida e cila nis nga ora 21:00 po pritet me kureshtje, ndërsa tashmë UEFA edhe ka caktuar gjyqtarët e kësaj sfide.

Demokracia.com mëson se drejtësi i është besuar gjyqtarëve islandezë me kryesorin Ivan Orri Kristjansson me asistent Birkir Siguroarson e Johan Gunnar Guomundsson.