Ferizaji dhe Dukagjini nesër do të luajnë finalen e këtij edicioni të Kupës së Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar gjyqtarët e kësaj përballje.

Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes, derisa Fatlum Berisha e Bujar Selimaj do të jenë asistentët e tij.

Bardh Ajeti do të jetë gjyqtar i katërt, derisa Burim Jahmurati në VAR, i asistuar nga Besnik Morina.

Finalja mes Ferizajit dhe Dukagjinit zhvillohet të enjten nga ora 20:00, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.