Milan Radojçiq

Caka: Ia kam njohur nënën Radojiçiqit, e ka pasë edhe më shoviniste se vetë ai

Afrim Caka, ish i burgosur politik, ka rrëfyer në emisionin Debat Plus se si e ka njohur kriminelin e kërkuar Milan Radojçiq, i cili është i të njëjtit vend, nga Gjakova.

Ai ka treguar se e ka njohur edhe babain dhe nënën e Radojiciqit, teksa thekson se nënën e ka pasë edhe më shoviniste se vetë ai.

“Me babën e Radojçiqit kam punuar, dhe ia njoh edhe nënën e tij. Nanën e ka pasur edhe ma shoviniste se vetë Radojçiqi.
Radojçiq në praninë e krejt rrugës i ka bo tri vrasje. Atë e kam njoftur shumë mirë dhe babain e tij. Ai njëherit ka qenë edhe anëtar i grupit të dytë për djegien e shtëpive, dëbimin e shqiptarëve të Gjakovës drejt Shqipërisë.

Kur pyetet se a ka pasur kontaktë me të ai thotë jo, por e ka parë disa herë.

“Jo, nuk kam pasur kontakt me të. Veç e kam parë sepse vijke ky me nënën e vetë me ia sjellë babës së vetë në fabrikë. Ky ka qenë si punëtor (baba i tij) dhe cdo lëvizje që kemi bo në Gjakovë, ky e ka lajmëruar Policinë dhe maltretimet kanë vazhduar. Të njëjtën e ka bo edhe Milani që ishte në moshën 23 vjeçare. Ka qenë kriminel i dorës së parë. Kur them ashtu, ka bërë krime të dorës së parë”, deklaroi Caka.