“Çaj Fest” nesër në Vushtrri

Në qytetin e Vushtrrisë do të organizohet festivali e cili quhet “Çaj Fest”.

Kjo u organizua në baza vullnetare nga disa të rinjë të Vushtrrisë, por duke e pasur edhe përkrahjen e Komunës dhe disa bizneseve lokale dhe me gjerë.

“Qëllimi i kësaj iniciative është të promovojë vlerat e Vushtrrisë pasi që njihemi si qytet i “çajit” dhe mikëpritjes , gjithashtu synojmë që të gjitha fitimet nga ky festival t’i transferojmë në pako ushqimore për familjet që kanë nevojë brenda Vushtrrisë”, tha për Klan Kosovën, njëri nga organizatorët, Kastriot Tahiri.

“Çaji Fest” do të zgjas tri ditë, kjo do të realizohet në sheshin e Vushtrrisë, këtu do të shiten pije të ngrohta dhe të ftohta gjithashtu biskota dhe produkte të ndryshme të punuara nga persona të ndryshëm, të gjitha mjetet monetare do të shkojnë për familjet në nevojë.

Kjo u mbështet edhe nga bizneset të ndryshme siç janë: EmonaGroup ,Union, Dea,Ariani Company, Apetit Group, Reali, Korabi Shoë dhe Rbcollection.