Mbrojtësi i Chelseat

Cahill pritet të kalojë te Arsenali

Gary Cahill nuk do të transferohet në Serie A.

Qendërmbrojtësi anglez pritet të mbetet në Londër, duke kaluar nga Chelsea te Arsenali.

Mediat angleze thonë se Cahill ndërroi mendjen, pasi në fillim kishte shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën në kampionatin italian.

Cahill është në vitin e fundit të kontratës në “Stamford Bridge”, dhe pritet të largohet nga Chelsea pasi që nuk po gjen hapësirë për të luajtur vazhdimisht në formacionin e Maurizio Sarrit.

33-vjeçari në këtë stinor ka vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë vetëm një në Premierligë.