Deputeti Haxhi Shala është emëruar shef i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Por, partneri i Nismas, AKR-ja si duket nuk është njoftuar me ketë emërim.

Zyrtari i AKR-së, Jetlir Zyberaj ka reaguar pas emërimit të Haxhi Shalës shef i Grupit Parlamentar të koalicionit Nisma-AKR.

 “Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

Nisma dhe AKR kishin lidhur koalicion parazgjedhor duke i fituar 5% të votave.