Juventusi ka arritur ta transferojë Caceres nga Lazio, i cili po bëhet pjesë e “Zonjës së Vjetër” për të tretën herë në karrierën e tij.

Uruguaiani sot ka mbërritur në Torino për t’i kompletuar testet mjekësore. Caceres pritet ta zëvendësojë Medhi Benatian, i cili do të kalojë në Al-Duhail në Katar.

Martin #Caceres è al #JMedical. Il difensore uruguaiano è arrivato questa mattina per sottoporsi alle visite mediche pic.twitter.com/F4NEjNMW7S

— JuventusFC (@juventusfc) January 26, 2019

Juventusi thuhet se i ka paguar Lazios 600 mijë euro për Caceres.

31-vjeçari u bë pjesë e Juventusit për herë të parë në vitin 2009, ku qëndroi vetëm një vit si i huazuar nga Barcelona, pastaj u kthye përsëri në Torino në vitin 2012, ku qëndroi për katër vjet, dhe tani për herë të tretë pritet të vishet përsëri me fanellën e kampionëve të Italisë.

Caceres ka 110 paraqitje dhe 7 gola në total me Juventusin.