Bytyqi: Pas largimit nga NISMA, kam pasur oferta shumë të mira edhe nga PDK dhe AAK

Ministri i Arsimit në detyrë, i cili është kandidatë për deputetë nga PSD, Shyqiri Bytyqi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se pavarësisht se Arsimi është sektori më i vështirë të udhëhiqet në Kosovë, gjatë udhëheqjes së tij ka pasur suksese në këtë ministri.

Bytyqi duke folur për largimin e tij nga NISMA, ka thënë se aty ka pasur grupe jo institucionale që shpesh luanin rol të rëndësishëm në vendimmarrje, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se ka pasur edhe oferta tjera shumë të mira edhe nga PDK-ja dhe AAK-ja, por thotë se ka vendosur të kaloj në PSD ku edhe mund të jep kontribut.

Ministri i Arsimit në detyrë ka thënë se në PAN partitë qysh në fillim nuk kanë pasur bashkëpunimin e duhur, ndërsa sipas tij koalicioni AAK-PSD funksionon shumë mirë.

“Të them të drejtën shpesh nuk e di se nga cila parti vijnë kandidatët për deputetë në këtë listë”.

Bytyqi ka thënë se vetëm PSD nga koalicioni me AAK-në pretendon të merr rreth 10 deputetë.

Për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve, Bytyqi ka thënë se gjithçka do të varet nga rezultati që mund të japin zgjedhjet.

loading…