Bylbyl Sokoli trajner i ri i Prishtinës

Bylbyl Sokoli do të jetë trajner i ri i Prishtinës.

Burime të Sportit në KTV mësojnë se Sokoli është takuar sot gjatë ditës me drejtuesit e FC Prishtinës dhe janë pajtuar që të marr drejtimin e klubit më të trofeshëm në vend.

Sipas të njëjtave burime, nënshkrimi i kontratës është planifikuar të bëhet sonte në mbrëmje. Ndërkaq, nesër gjatë ditës Sokoli pritet të paraqitet para lojtarëve të skuadrës.

Sokoli ka qenë edhe me herët trajner i Prishtinës dhe kjo do të jetë hera e dytë që do të drejtojë 10 herë kampionen e Kosovës.

loading…