Trajneri i Llapit

Bylbyl Sokoli flet pas sulmit fizik ndaj tij

Pak minutas pas përfundimit të ndeshjës mes Prishtinës dhe Llapit, trajneri Bylbyl Sokoli është sulmuar në hyrje të banesës nga tre persona të panjohur.

I kontaktuar nga IndeksOnline, Sokoli mjaft i tronditur nga ky ka thënë se është mirë dhe nuk ka ndonjë lëndim serioz.

“Jam mirë, nuk kam ndonjë lëndim serioz. S’kam ndonjë koment më shumë për momentin. Faleminderit për thirrjen” , ishin fjalët e trajnerit të KF Lapit.