Bylbyl Sokoli afër të marrë drejtimin e Flamurtarit

Trajneri nga Rahoveci, Bylbyl Sokoli pritet që shumë shpejt të marrë drejtimin e KF Flamurtarit.

Koha.net merr vesh se Sokoli sonte do të takohet me kreun e Flamurtarit, Imer Ademi me ç’rast pritet edhe të finalizohet marrëveshja.

Sokoli pritet që ta zëvendësojë te Flamurtari trajnerin Sunaj Keçi.

Kujtojmë se Sokoli aktualisht është trajner i lirë që nga ndarja me Prishtinën ku kishte dhënë dorëheqje pas dy ndeshjeve, siç kishte thënë për shkak të problemeve shëndetësore.