Buzhala: LDK e para, LVV e dyta, AAK e treta, PDK e katërta….

Kosova është në prag të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës së marrë nga Gjykata Speciale.

Ndërkohë partitë politike tashmë po bëjnë llogaritë e matematikat se si do të garojnë në zgjedhjet e reja, në mënyrë që të sigurojnë sa më shumë vota e madje edhe për të dalë fituese të zgjedhjeve.

Gazetari Berat Buzhala në llogarinë e tij në ‘facebook’, ka dhënë parashikimet e tij, se cila parti do të dalë e para, nëse në zgjedhje shkohet pa koalicione parazgjedhore.

Ai e sheh LDK’në si partinë e parë, të pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Ndërkohë AAK-në e Ramush Haradinajt e sheh të tretën, një pozitë më lartë se sa PDK’në e Kadri Veselit. NISMA sipas tij do të jetë partia e pestë në vend.

Sipas tij, AKR dhe PSD në rast se nuk bëjnë marrëveshje politike parazgjedhore me ndonjë parti, nuk do të kalojnë pragun.

Në këtë shkrim ai ka dhënë edhe parashikimet e tij se kush do të fitojë zgjedhjet në rast të kombinimeve të mundshme parazgjedhore.

Shkrimi i plotë:

Parashikimi im për rezultatin e zgjedhjeve:

1. Nese askush me askend nuk ben koalicion:

– LDK e para

– LVV e dyta

– AAK e treta

– PDK e katerta

– Nisma e pesta

– AKR e gjashta (nen prag)

– PSD e shtata (nen prag)

2. Nese AAK ben koalicion me Nismen, PSD’ne dhe AKR’ne, atehere ky del subjekti me i votuar, duke e lene prapa LDK’ne, LVV’ne dhe PDK’ne.

3. Nese ne nderkohe ben koalicion edhe LDK dhe LVV, atehere ky del subjekti i pare bindshem, duke e lene prapa koalicionin rreth AAK’se dhe PDK’ne.

4. Nje variant tjeter interesant eshte edhe nese hyn LDK ne koalicion me Nismen. Atehere ky koalicion del i pari, pa marre parasysh nese AAK hyn ne koalicion me AKR dhe PSD.

5. Ne anen tjeter LVV moralisht mundet me bo koalicion vec me LDK. Cdo koalicion tjeter eshte fushe e minuar per ta.

6. PDK ka me perfundu ne koalicion me 100 fraksionet e Partise Demokristiane dhe Partise se Drejtesise, mirepo asnje subjekt serioz, keto qe i numerova me siper nuk guxon me e marre persiper rrezikun e nje koalicioni me nje parti toksike. Sa i rrezikshem eshte koalicioni me PDK’ne e kane tregu zgjedhjet e fundit. Tri parti serioze ne dukje mezi e kane kalu 30 per qindshin.

loading…