Buzhala: Kurti me ecjen e tij me gjoks përpara, ta merr mendja ka hyrë në Beograd me FSK

Gazetari Berat Buzhala është tallur sot me një foto të kryeministrit Kurti teksa shihet duke ecur rrugëve të sheshit në Prishtinë.

Albin Kurti u kthye sot nga vizita e tij tri javore në Shetetet e Bashkuara dhe në Zvicër.

Ai u pa sot duke ecur në shesh ku për çudi u takua edhe më vëllain e tij.

Për ecjen e tij karakteristike, nuk ka munguar reagimi nga Buzhala.

“Valla bre e ka qet te ecme me gjyks perpara, ta merr mendja ka hy ne Beograd me FSK”, ka shkruar Buzhala.

Postimin e tij të plotë e gjeni më poshtë.