Legjenda dhe trajneri aktual i akademisë së Manchester Unitedit, Nicky Butt beson se humbja në derbi ndaj Cityt erdhi si pasojë e mungesës së vetbesimit te skuadra.
Humbja 3-1 të dielën e kaluar i la “Djajtë e Kuq” në pozitën e 8-të me 12 pikë më pak se rivali i qytetit që njherësh është lider i Premier Leagues.
Pavarësisht zgjedhjeve të njejta në formacion nga Jose Mourinho, sipas Butt këto rezultate janë të pritshme kur mungon besimi brenda skuadrës.
“Mendoj se është e vështirë kur ke futbollistë që nuk janë në formë. Nuk ka rëndësi se cili klub jeni nëse futbollistët nuk kanë vetbesim ata nuk do të fitojnë shumë ndeshje. Për momentin futbollistët e Unitedit kanë vetbesim të dobët, ata u përballën me skuadrën më të fortë në Europë dhe u mposhtën”, theksoi Butt.
Sidoqoftë ish lojtari i 20 herë kampionëve të Anglisë shpreson që me ndeshjet e ardhshme Manchester United të gjejë formën e dikurshme dhe në periudhën e Krishtlindjeve të jetë në Top 4-she të rradhitjes.







