Busquets vajton rastet e humbura në pjesën e parë

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka thënë se lufta për titull në La Liga është e hapur dhe ka ende shumë ndeshje për të luajtur në kampionatin spanjoll.

Barcelona ka humbur kreun në La Liga, pas disfatës 2:0 që pësoi në derbi nga Real Madridi. Zë vendin e dytë me 55 pikë, një më pak se Reali që kryeson.

“Ka ende shumë ndeshje për të luajtur në ligë dhe duhet të vazhdojmë. Ne kemi humbur një rast unik për t’u shkëputur nga Reali. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe patëm mundësi të shënonim gola. Në pjesën e dytë, çdo gjë ndryshoi, humbëm shumë topin”, ka thënë Busquets.