Burri që u kafshua nga vipera shkon në spital bashkë me gjarprin helmues

Një burrë rreth 60 vjeçar nga rrethina e Bujanovcit është kafshuar nga gjarpri më helmues në Evropë dhe Ballkan, Vipera Ammodites.

Burri 60 vjeçar ishte duke pushuar në oborrin e tij. Ai kishte parë viperën në oborr dhe nuk e kishte ditur se ajo ishte helmuese. Ai kishte dashur ta kapë gjarprin dhe ta kthejë në në pyll dhe me këtë rast ishte kafshuar.

Vipera nuk ishte e rritur dhe viktima e merr me vete në spital. Pas trajtimit në Shtëpinë e Shëndetit në Vranjeë, pacienti nuk ishte në rrezik për jetën.

Ai pastaj e la krijesën të lirë në natyrë.

Kafshimet nga nepërka mund të jenë me pasoja nëse kalojnë pa u kuruar, madje në raste ekstreme ato mund të shkaktojnë fatalitet. Helmi i nepërkës dëmton qarkullimin e gjakut dhe pacienti mund të ketë gjakderdhje të brendshme, prandaj këshillohet që i kafshuari nga ky lloj i gjarprit të lajmërohet menjëherë te mjeku.