Burri nga Peja nën ndikim të alkoolit, i bën për spital duke i rrahuar gruan dhe dy fëmijët

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Komunën e Pejës një person, raporton Express.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari është arrestuar rreth orës 20:30, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim