Burri nga Ferizaj raporton Policinë: Më ka humbur gruaja nga 24 gushti

Një grua në Ferizaj është raportuar në Polici si person i zhdukur.

Rastin në Polici e ka denoncuar burri i saj, gjatë ditës së djeshme.

I njëjti ka thënë se bashkëshortja ka dalë nga shtëpia nga 24 gushti dhe nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.

Ndryshe, në 24 orëshin e fundit, policia ka bërë të ditur se është raportuar si person i zhdukur edh enjë e mitur nga Deçani.