Burri nga Ferizaj arrestohet pasi ngacmoi seksualisht një vajzë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se një person është arrestuar dje në komunën e Ferizajt, pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

loading…