Zveçan

Burri në Zveçan raporton se dikush i hyri në lokal, tregon se çka i vodhën

Një burrë në Zveçan ka njoftuar Policinë se dikush ka hyrë me forcë në lokalin e tij dhe prej aty ia kanë vjedhur një radiator në vlerë 60 euro dhe një pajisje për autolarje.

“VJEDHJE E RËNDË- Zveçan,   19-20.01.2024 – 09:30. Ankuesi kosovar ka lajmëruar se nga person-a të panjohur me forcë është hapur dera e lokalit të tij dhe nga lokali i është vjedhur një radiator në vlerë rreth 60 € si dhe një pajisje për autolarje vlera e të cilës nuk dihet. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente policore.”

VIDEO BONUS: Pastrimi i borës në segmentin Kukës-Has nga kompania e njohur Arbotec