Dush Gashi, burri i tezës së Albin Kurtit, kryeministrit të vendit është eliminuar nga gara për Bord të Radio Televizionit të Kosovës.
Në një status të gjatë për mosfutjen e tij në listën e ngushtë, gazetari që këtë punë e bën tash e 40 vjet, i ka fajësuar dy deputetët e Kuvendit të Kosovës: Armend Zemajn dhe Doarsa Kicën.
“Dje, në media u publikua lista e ngushtë e të intervistuarve nga Komisioni ad-hoc parlamentar për kandidatë të mundshëm për bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, e cila duhet t’i dërgohet Parlamentit të Kosovës për miratim. Ndonëse lista nuk u publikua drejtpërdrejt nga Komisioni parlamentar, por as nuk u mohua prej tij deri tash, konsideroj se lista është e saktë. Meqë edhe vetë kam qenë kandidat dhe jam intervistuar, por nuk kam hyrë në listën e ngushtë, ndjej nevojë që para opinionit t’i bëj të ditura përgjigjet e mia”, thotë Dushi në reagimin e tij.
“Ajo që më habit është se në shumicën e përgjigjeve të mia, kryesuesi i Komisionit, Armend Zemaj (por edhe anëtarja Doarsa Kica Xhelili) shprehnin pakënaqësi dhe mosaprovim të hapur (me gjeste, me tundje koke, me “jo, jo…”). Sinqerisht, u befasova, sepse këto reagime janë të pashembullta në një intervistë, në të cilën nuk zhvillohet dialog, por dëgjohen përgjigjet e të intervistuarit, ndërsa vlerësimi bëhet më pas, pa praninë e tij”, shkruan tutje Dushi.
Statusi i plotë:







