Burri i deputetes së VV-së, gjobitet për ahengun familjar me rastin e fejesës së djalit

Në familjen Millaku pati festë. U fejua djali i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millakut dhe Fisnik Millakut, zyrtar i Policisë së Kosovës.

Ky i fundit për shkak të organizimit që kishte bërë është gjobitur nga Policia e Kosovës me 200 euro.

Ahengu është organizuar në fshatin Ujmir të Komunës së Klinës, në kundërshtim me masat për pandeminë.

Përveç Fisnik Millakut, gjobë ka marrë edhe një familjar tjetër.

Indeksonline gjatë ditës ka raportuar për këtë rast, ku edhe ka siguruar pamje nga ahengu i mbajtur.