Burim Ramadani: Suhareka dhe njerëzit e saj kanë dhënë kontribut në secilën fazë të jetës sonë

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Burim Ramadani ka qenë në Suharekë në kuadër të platformës politike “100% shtet” të promovuar nga AAK.

Ramadani ka thënë se njerëzit e Suharekës kanë dhënë kontribut në secilën fazë të jetës sonë: për çlirimin dhe për shtetndërtim. Njëjtë edhe për konsolidimin e shtetësisë, qeverisjen dhe ushtrinë, për parlamentarizmin dhe demokracinë.

Në një postim në Facebook, Ramadani ka treguar për vizitën në Suharekë, komunë e cila qeveriset nga AAK pasi në zgjedhjet lokale të vitit 2017 arriti fitore. /Ballkani.info/

loading…