Zv/ministri

Burim Ramadani pret ministrin malazez të Mbrojtjes: Gjenerata e Ballkanit demokratik

Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Bošković, me ç’rast kanë biseduar për partneritetin midis dy vendeve.

Sipas Ramadanit, Kosova dhe Mali i Zi janë dëshmuar të jenë partnerë dhe kanë rrugë të përbashkëta përpara.

“Me ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq. Kosova dhe Mali i Zi janë dëshmuar të jenë partnerë dhe kanë rrugë të përbashkëta përpara. I nderuar të pres ministrin Predrag Boshkoviq. Një njeri i shkëlqyeshëm. Gjenerata e Ballkanit demokratik. Ballkanit të NATO-s”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij të Facebook-ut.