Mesfushori i Shqipërisë

Burim Kukeli lavdërohet nga trajneri i tij te Sioni

Burim Kukeli është rikthyer në skuadrën e Sionit, pas një dëmtimi që e la jashtë fushës për një kohë shumë të gjatë.

Në Zvicër e kishin dhënë si fakt të kryer, se mesfushori shqiptar do të largohej në afatin e janarit.

Problem më vete do të ishte për Kukelin, pasi në moshën 35-vjeçare pakkush do t’i besonte për ta marrë në skuadër.

Një sinjal i mirë vjen nga trajneri i Sionit, Murat Yakin, që garanton hapësirën për futbollistin shqiptar në një intervistë për “Blick.ch”.

“Burim Kukeli është fizikisht i aftë dhe po rikthehet ngadalë. Ai është një lojtar shumë inteligjent dhe ka një shans shumë të mirë për të luajtur në gjysmën e dytë të sezonit”,.

Kur pyetet në lidhje me presidentin dhe një shqetësimi të mundshëm në lidhje me humbjet miqësore, Yakin me fjalët e tij tregon: “Jo, nuk e di nëse presidenti ka ardhur në kampin tonë stërvitor dhe për miqësoret që po zhvillojmë. Ne kemi gjithçka në kontroll. I jap atij video, foto dhe i dërgoj sms”, u shpreh Yakin