Avokati i njohur Burim Halili ka ndarë me publikun disa nga gjetjet dhe vlerësimet e prezantuara në emisionin “Tre8Tre” në KTV, ku u diskutua për ndikimin e investimeve të diasporës në tregun e patundshmërive në Kosovë.

Sipas Halilit, duke u bazuar në statistikat e mbledhura gjatë një periudhe prej një dekade e gjysmë nga ACCESS Real Estate, si dhe në të dhënat e brendshme të një prej kompanive lidere të sektorit, diaspora vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe dinamizimin e tregut të pasurive të paluajtshme në vend.

Gjatë diskutimit, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe çmimeve të patundshmërive, veçanërisht banesave, duke analizuar ndryshimet dhe lëvizjet e tyre në lagje të ndryshme, nga zonat më afër kryeqytetit deri te ato më të largëta.

Pas paraqitjes në emision, Halili ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë ndjekur intervistën, si dhe ata që i janë drejtuar me komente, pyetje dhe vlerësime përmes mesazheve private.

“Faleminderit shumë të gjithëve që na keni përcjellë dhe veçanërisht atyre që më kanë shkruar edhe privatisht me komente, pyetje dhe vlerësime. Respekt për secilin prej jush!”, ka shkruar ai.

Deklaratat e Halilit vijnë në një kohë kur tregu i patundshmërive në Kosovë vazhdon të mbetet një nga sektorët më aktivë të ekonomisë, me investimet e diasporës që konsiderohen ndër faktorët kryesorë të kërkesës për banesa dhe prona të tjera.