Bundesliga e Ligue 1 lënë në hije ligat tjera

Dy skuadra nga Gjermania dhe dy nga Franca kanë hyrë në mesin e katër më të mirave në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019-20.

Pas triumfit që Lyoni bëri ndaj Manchester Cityt në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube, janë kompletuar dy çiftet gjysmëfinale për garën prestigjioze.

Do të jenë dy skuadra franceze përballë dy gjermane, duke lënë në hije ligat tjera të mëdha si Premier Liga, La Liga e Serie A.

Bundesliga gjermane do të përfaqësohet nga Bayerni e Leipzigu, teksa Ligue 1 e Francës nga Paris Saint-Germaini dhe Lyoni.

Leipzig-PSG është gjysmëfinalja e parë që do të zhvillohet më 18 gusht, ndërsa një ditë më pas Lyoni përballet me Bayernin.

Takimet zhvillohen në Lisbonë, njëjtë sikur ato çerekfinale që u zhvilluan këtë javë, për shkak të riorganizimit që UEFA i bëri Ligës së Kampionëve, si pasojë e koronavirusit.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 23 gusht.