Janë publikuar formacionet startuese të ndeshjes kualifikuese mes Bullgarisë U21 dhe Kosovës U21.

Takimi i vlefshëm për Grupin D të kualifikimeve për “Euro 2025” do të zhvillohet në Sofje me fillim nga ora 17:30, shkruan lajmi.net.

Përzgjedhësi i U21-shave të Kosovës, Afrim Tovërlani ka vendosur për 11-shen startuese kundër Bullgarisë.

Formacionet zyrtare:

Bullgari U21: Hristov, Atanasov, Petrov, Jelenkoviç, Stojçev, Shopov, Mirçev, Mitkov, Iliev, Andreev, Khvoyney.

Kosova U21: Gjokaj, Hoti, Zumberi, Thaçi, Rexhaj, Llugiqi, Kryeziu, Smakaj, Avdyli, Tahiri, Tusha.