Shefi i diplomacisë

Bujar Osmani në mes të Beogradit ngre çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë

Të adresohen çështjet e integrimit të mëtejmë të komunitetit etnik shqiptar në shoqërinë serbe, përmes planit shtatë pikash si dhe të merren parasysh shqetësimet e ngritura nga komunitetet lidhur me pasivizimin e adresave që shpresojmë të adresohen brenda kornizës kushtetuese të Serbisë.

Kështu u shpreh sot kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në Beograd, ku po qëndron në vizitë pune në rolin e Kryesuesit të OSBE-së. 

Osmani mes tjerash në konferencën për media tha se dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv duhet të jenë imperativ, duke shprehur mbështetje të fuqishme të OSBE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Në këtë kontekst iu referua edhe rëndësisë së takimit i cili u mbajt në Ohër me çka edhe më tej u hap rruga për normalizimin e marrëdhënieve.