Bujar Osmani, kandidati për President të Maqedonisë së Veriut, tashmë kur janë procesuar rreth 75% të votave të përgjithshme i është afruar numërimit të 100 mijë votave, përkatësisht 14.4%.
Kundërdandidati i tij shqiptar, i përkahur nga Lëvizja Vetëvendosje, Arban Taravari, ka 30 mijë vota më pak se Osmani, përkatësisht 70 mijë, ndërsa në përqindje 10.23.
Raportohet se fundi i rezultateve do të jetë që Osmani të arrijë 115 mijë vota, ndërsa Taravari diku afro 40 mijë më pak se Osmani.
Ndërkaq me ç’pranon informacione Nacionale nga burime të mirëinformuara në Maqedon të Veriut, Bujar Osmani del të jetë afro 11%, ndërsa Arben Taravari me 7%, në 30.62 përqind të votave të procesuara.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka treguar të dhënat mbi daljen e qytetarëve në zgjedhje.
Në një konferencë për media, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashkovski, ka bërë me dije se deri në orën 19:00 kanë votuar 801.074 votues, ose 48.46%.
Koalicionet zgjedhore të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut janë shprehur të kënaqur me daljen e qytetarëve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, i cili është mbajtur sot.
Zyrtarët Frontit Evropian dhe VLEN kanë dalë në konferenca për media për t`i falënderuar qytetarët për pjesëmarrje masive dhe të qet në këtë proces zgjedhor.
Nënkryetari i BDI-së nga Fronti Evropian, Arbër Ademi, është shprehur optimist se shqiptarët kanë votuar për kandidatin e këtij koalicionin, Bujar Osmani.
“Sot popullit foli. Patëm një ditë të qetë dhe një proces demokratik dhe të ndershëm. Është një sukses i përbashkët. Falënderoj ata që treguan sjellje demokratike, duke votuar Frontin Europian dhe dhanë votë për kandidatin tonë, Bujar Osmani”, ka deklaruar ai.
Qytetarët për pjesëmarrje në këtë proces i ka falënderuar edhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari.
“Masovikisht qytetarët kanë votuar dhe ky masivitet dëshmon se duhet ndryshim. Kutitë besoj që tashmë janë hapur. Komisionet dhe vëzhguesit tanë e kanë në dorë fitoren dhe garantojmë që çdo votë të jetë e sigurtë. Vota shqiptare nuk do të preket, tërmeti nisi sot por dridhjet finale do të jenë më 8 maj”, është shprehur Taravari.







