Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shkukri Buja, ka vazhduar edhe sot me aktivitete parazgjedhore.
Buja ka vizituar sot kompaninë POFIX, ku ka takuar menaxherin Naim Ismailin.
“Me mbi 80 punëtorë nga Lipjani, kjo kompani eksporton produkte cilësore dhe tregon se bizneset vendore me mbështetje të duhur krijojnë vende pune, si dhe fuqizojnë ekonominë. Zotohem se do t’i mbështes bizneset vendore dhe do të krijoj kushtet për rritje e zhvillim në komunën tonë!”, ka shkruar Buja. /Ballkani.info/







